Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që urgjentisht të zbatojnë vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Osmani thotë se përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri teksa uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE,.
“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për një hap më afër BE-së. Në këtë kohë përcaktuese, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri! Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së që urgjentisht të zbatojnë vendimin e vonuar për lirimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Congratulations to 🇦🇱 & 🇲🇰 for taking one step closer to the EU.
At this determining time, accelerating the enlargement process for democratic WB countries is a must!
We call on 🇪🇺 member states to urgently deliver on the overdue decision on visa lib. for our citizens.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 19, 2022