Zgjedhjen e tij si President i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva-n, e ka uruar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një cicërime në Twitter.
Brazili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, megjithëkëtë presidentja Osmani uroi “të punojmë së bashku për të thelluar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Brazilit”.
“Përgëzime për zgjedhjen e juaj president Luiz Inacio Lula da Silva, dhe popullit brazilian për përmbylljen e këtij pocesi të rëndësishëm demokratik. Shpresojmë të punojmë me juve për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona, Kosovës dhe Brazilit”, shkroi Vjosa Osmani në Twitter.