Presidentja Vjosa Osmani ka uruar kryeministrin e Çekisë Petr Fiala pas kalimit të presidencës së Këshillit të BE-së nga Franca te Çekia.
Osmani ka thënë se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar për një evropë të fortë dhe të bashkuar raporton Gazeta Express.
“Urime për kryeministrin Petr Fiala dhe për partnerët tanë çekë për marrjen e presidencës së Këshillit të BE-së. U dërgojmë urimet më të mira në përmbushjen e objektivave ambicioze të tyre. Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar për një evropë të fortë dhe të bashkuar”, ka shkruar Osmani.
Congratulations to @P_Fiala & our Czech partners for taking over @EUCouncil Presidency.
We send our best wishes in meeting the ambitious #EU2022CZ objectives. Kosovo remains fully committed to close cooperation for a stronger & united Europe. 🇽🇰🇨🇿
Merci beaucoup @Europe2022FR!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 1, 2022
Çekia nga sot do ta udhëheqë presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muaj deri më 31 dhjetor. Franca udhëhoqi KE-në nga 1 janari deri më 30 qershor.