Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e Parlamentit të Singaporit, Tan Chuan-Jin dhe një grup deputetësh.
Zyra për Komunikim e Presidentes ka njoftuar se Osmani ka folur për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Singaporit.
“Bashkëpunimi ynë bilateral ka potencial për t’u thelluar më tej, e këtu rol të veçantë luan edhe diplomacia parlamentare” ka thënë Osmani.
Osmani ka përmendur suksesin ekonomik dhe zhvillimor të Singaporit, si frymëzues për Kosovën.
Postimi i plotë:
Një diskutim i frytshëm sot me Kryetarin e Parlamentit të Singaporit, z. Tan Chuan-Jin, në pritjen që na bëri sot në Parlament së bashku me një grup deputetësh.
Bashkëpunimi ynë bilateral ka potencial për t’u thelluar më tej, e këtu rol të veçantë luan edhe diplomacia parlamentare.