Presidentja Osmani ka pritur në takim të Dërguarin e Posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, raporton Ekonomia Online.
Vizita e Peachit vjen pas atyre të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të BE për dialogun, Miroslav Lajçak.
Emisari i BE-së ishte të shtunën në Kosovë ku u takua me kryeministrin Albin Kurti.