Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar edhe me senatorin Ted Cruz.
Së bashku, ata biseduan për forcim të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, adresimin e sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimin e ideve për bashkëpunim të interesit të dyanshëm, transmeton Klankosova.tv.
“Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz. Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, ka shkruar e para e vendit në Facebook.