Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Sllovakisë, Eduar Heger, vend ky që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Kështu ka njoftuar vetë Osmani përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se ajo me Heger kanë diskutuar zhvillimet e fundit në Evropë, shkruan lajmi.net.
Po ashtu në takim, presidentja e Kosovës, ka deklaruar se është theksuar nevoja për t’i tejkaluar bashkërisht sfidat me të cilat po ballafaqohen vendet.
“Së bashku me kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger, diskutuam zhvillimet e fundit në Evropë dhe theksuam nevojën për t’i tejkaluar bashkërisht sfidat me të cilat po ballafaqohen vendet tona. Jemi të përkushtuar të punojmë që ta forcojmë bashkëpunimin tonë”, ka thënë Osmani.