Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Rusia po përpiqet ta destabilizojë Kosovën me anë të Serbisë. Nga Gjermania, kryetarja e shtetit dha një intervistë për ‘SkyNews’, e ku foli për përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar rajonin dhe implikimet për Evropën më gjerësisht.
Sipas saj, Rusia dhe përfaqësuesit e saj duhet të përballen me një përgjigje të unifikuar për të penguar provokimet e mëtejshme. Ajo theksoi se përmes metodave të përdorura në Ukrainë në vitin 2014, Rusia po synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe në Ballkan.