Presidentja Vjosa Osmani pas takimit BE-Ballkani Perëndimor ka thënë se ka pasë deklarata mbështetëse për liberalizimin e Kosovës, megjithatë duhen hapa konkretë për këtë çështje.
“Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën, për perspektivën evropiane të saj, për liberalizimin e vizave, e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkretë. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave”.
Osmani tha se deklaratat duhet të kthehen në veprime konkrete e të votohet në nivel të këshillit të ministrave për liberalizim.
“Kanë qenë deklarata më pozitive që kemi dëgjuar deri më tash për liberalizim, përfshirë edhe nga shtetet që kanë qenë hezituese”, tha Osmani pas samitit.