Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtëritje të Demokracisë” të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik.
Osmani ka thënë se nëse duam demokraci të fortë kemi nevojë për qytetarë të fuqizuar. Një demokraci e shëndoshë është një demokraci që frymon mbi parimet e jetësimit të barazisë gjinore.
“Kosova mbetet lider në rajon me dy gra presidente të shtetit, me një përbërje parlamentare përtej kuotës gjinore, gratë në qeveri janë të përfaqësuara më shumë se kurrë”, ka deklaruar tutje Presidentja Osmani.
Osmani ka thënë se demokracia është një projekt që nuk mund të konsiderohet kurrë si i përfunduar. Sipas saj, ai projekt vazhdimisht kërkon të mirëmbahet dhe zhvillohet.
“Edhe pse Republika e Kosovës është vetëm 15-vjeçare. Në 15 vjet rrugëtim, Kosova mbetet lider në rajon me dy gra presidente”.
“Kosova është sot vendi që e ka përkushtimin e palëkundur për të avancuar barazinë ligjore në vend”.
“Kur gratë udhëheqin, kur u dëgjohet zëri, rezultatet janë konkrete dhe progresi është i pashmangshëm”, ka thënë Osmani.