Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Slloveni.
Gjatë kësaj vizite ajo ka zhvilluar takime të ndara me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Danijel Krivec dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, Alojz Kovshca.
Postimi i saj i plotë:
Diplomacia parlamentare është gjithmonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit strategjik në mes tyre.
Pata kënaqësinë të pritem në të dy Dhomat e parlamentit slloven, nga zëvendëskryetari i Parlamentit të Sllovenisë, z. Danijel Krivec dhe nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, z. Matjaž Švagan, me të cilët konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë dhe zotimin për thellimin e mëtejshëm të tyre. Në këtë kontekst, theksova rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe përkrahjen e nevojshme nga Sllovenia në këtë drejtim.