Në kuadër të vizitës së presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Tajlandë, është mbajtur një forum diskutimi me bizneset, në të cilin janë shpalosur mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga ky shtet, si dhe rritja e shkëmbimeve tregtare në mes dy vendeve.
Në këtë forum, delegacionit të Presidentes Osmani iu bashkua edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.
Ky forum ekonomik është organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Diplomatik, Odën Ekonomike Tajlandeze dhe Bordin e Tregtisë së Tajlandës që ka 115,417 anëtarë dhe përfaqëson mijëra biznese.
Presidentja Osmani ka potencuar mundësitë e Kosovës për investitorët e huaj, duke përmendur hapat përmbajtësor në sundimin e ligjit dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për investitorët e huaj.
Postimi i plotë: