Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” për ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.
Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka theksuar se ambasadori Hovenier ka qenë pranë popullit të Kosovës atëher kur vendi ynë ishte viktimë e krimeve të llahtarshme duke përfshirë raportimin për masakrën e Reçakut, ndihmën në ndërtimin e shtetit të pavarur, dhe mbrojtjen e sovranitetit të vendit në vitet e fundit.
Postimi i saj i plotë:
Urdhri “Dr.Ibrahim Rugova”, për Jeff Hovenier – i cili për Kosovën ishte më shumë se një Ambasador. Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur raportonte për masakrën e Reçakut, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-të.
Faleminderit, Ambasador Hovenier! /tvopinion/