Thellim i bashkëpunimit Kosovë-Austri ishte ishte temë diskutimi në takimin mes Presidentes Vjosa Osmani me Kryetarin e Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka, raporton gazeta online Reporteri.net.
Gjatë një vizite në Austri, Osmani tha se vendi i qëndron mirënjohës mbështetjes austriake në rrugëtimin euroatlantik.
Përveç kësaj, Osmani tha se Austria mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës si dhe në organizata tjera ndërkombëtare.
Njoftimi i plotë i Osmanit:
Në takim me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Dy shtetet tona mbeten partnere të besueshme dhe të përkushtuara për t’i forcuar raportet bilaterale, të udhëhequra nga vizioni ynë i përbashkët për një Evropë më paqësore, më demokratike dhe më të sigurt.
Kosova i është mirënjohëse Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin tonë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.