Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, me ç’rast kanë vendosur kurora me lule pranë varreve të familjes Jashari, raporton Ekonomia Online.
Krerët e Kosovës ishin të shoqëruar edhe nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.