Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka ftuar shefin e Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit Evrpian, Ursula von der Leyen për në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.
Kjo ftesë është bërë derisa liderët po realizonin fotografi, në Samitin e BE-ë sot në Bruksel.
ë një video të publikuar, e para e shtetit të Kosovës dëgjohet teksa pyetet nga Von der Leyen për Dua Lipën.
“Si është Dua?”, thotë Ursula von der Leyen, teksa Vjosa Osmani ia ktheu: “Ajo është mirë”, duke ftuar më pas të gjithë në festivalin e madh që do të mbahet nga data 4 deri më 7 gusht”./Lajmi.net/