Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar sot me kryediplomatin polak, Zbigniew Rau.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar sot me kryediplomatin polak, Zbigniew Rau.
Pas takimit, me anë të një postimi në Twitter dhe Facebook, Osmani ka thënë se është diskutuar për rolin e OSBE-së në Kosovë, duke qenë se Zbiniew është kryesues i këtij misioni.
Ajo ka thënë se gjithashtu në takim është folur edhe për thellimin e raporteve mes Kosovës e Polonisë.
Presidentja ka shtuar se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në rajon e më gjerë.
Postimi i plotë:
Kosova është e përkushtuar që të kontribuojë në mënyrë aktive për një Evropë më të bashkuar, më paqësore dhe më demokratike.
Në takim me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau, i cili po viziton Kosovën edhe si kryesues aktual i OSBE-së, diskutuam për rolin e OSBE-së në mbështetjen e institucioneve të Republikës përgjatë dy dekadave të fundit, si dhe për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon dhe më gjerë.
Kosova ka shënuar progres të vazhdueshëm në forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, prandaj presim përkrahje në rrugëtimin tonë euro-atlantik nga shtetet që ndajnë vlera të njëjta.