Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrave nga regjimi gjenocidal i Serbisë, në të cilat u vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc të Rahovecit.
“Sot bëhen 24-vjet që kur forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc të Rahovecit”, ka thënë Osmani.
Sipas Osmanit pesë dëshmorë të UÇK-së kanë rënë në mbrojtje të mbrojtje të popullsisë civile.
“Në këtë përvjetor, e kujtojmë secilin civil që ra për lirinë e vendit dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së që e bën të mundshme lirinë tonë”.
Drejtësia është elementi krucial për të mbizotëruar paqja dhe stabiliteti sipas presidentes.
“Nuk mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që ka bërë Serbia kudo në Kosovë. Sjellja e kriminelëve para drejtësisë është përpjekje e jona e çdoditshme”, ka thënë ajo.
Ndërkohë presidentja ka përfunduar duke thënë “qoftë i përhershëm kujtimi për civilët dhe dëshmorët!”.