TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Osmani: Duhet të synojmë që Kosovën ta bëjmë pjesë të paketave turistike të Evropës

16/03/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Osmani pas takimit me von der Leyen: Në luftën kundër bandave në veri, presim mbështetje nga BE-ja dhe SHBA-ja
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë u hap edicioni i dytë i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit – Kosova 2023 (KIFT), i cili do të zgjasë deri më 18 mars. Ky panair theks të veçantë ka promovimin e turizmit të Kosovës si dhe të krijojë lidhje më të forta bashkëpunimi me subjekte të ndryshme të turizmit në Ballkan, por edhe në Evropë.

Me rastin e hapjes së panairit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se Kosova ka potencial turistik. Sipas saj, pozita gjeografike e Kosovës krijon një mundësi të jashtëzakonshme për turistët.

Osmani potencoi synimi është që Kosova ta bëhet pjesë e paketave turistike të Evropës dhe jo vetëm Ballkanit.

“Turizmi kontribuon ndjeshëm në rritjen ekonomike të shtetit, duke qenë se përfshin lëvizjen e njerëzve nga një vend në tjetrin me qëllim të kalimit të kohës së lirë të bizneseve. Sot, turizmi si industri globale krijon vende të shumta të punës dhe të ardhura për qytetarët tanë…Disa nga komunat e Kosovës e kanë pjesë të planeve të zhvillimit të tyre strategjik edhe turizmin, kjo është tejet përfituese jo vetëm për komunat por edhe për secilin biznes e secilën veprimtari që mund të zhvillohet në vend. Kësisoj Kosova po paraqet një nyje lidhëse tejet të rëndësishme ndërmjet vendeve fqinje. Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm turistik me bukuritë e saj natyrore dhe Kosova nuk është më pak e bukur se vendet e shumta që ne vizitojmë, ka bukuri të jashtëzakonshme, mjaftojmë t’i mbrojmë ato dhe t’i promovojë si shtet…Shteti ynë dita ditës po konsolidohet në hartën globale me aktivitete kulturore të cilat i kanë kapërcyer kufijtë tanë…Por, ka ende shumë punë për të bërë në sferën e turizmit, në këtë rrafsh digjitalizimi i destinacioneve turistike, i cili është ndër synimet kryesore të institucioneve të Kosovës. Duhet të synojmë që Kosovën ta bëjmë pjesë të paketave turistike të Evropës dhe jo vetëm të Ballkanit”, tha Osmani.

Osmani përmendi edhe festivalet e ndryshme kulturore që organizohen në Kosovë, derisa tha se kanë shndërruar Kosovën në adresë të pakapërcyeshme e që e sipas saj, e kanë ndryshuar imazhin e Kosovës.

Ndërsa, kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti u shpreh i lumtur që edhe në Kosovë po mbahet panair ndërkombëtar me përmasa të tilla.

Hoti tha se janë duke punuar që të ketë sa më shumë turistë, që në këtë formë të promovohet sa më shumë Kosova.
“Qëllimi kryesor i joni është që të bëjmë promovimin e turizmit të Kosovës, të bëjmë promovimin e vlerave, traditës tonë. Kemi bërë një përparim të jashtëzakonshëm, kështu duhet të vazhdojmë me qëllim që të kemi një rritje të numrit që vizitojnë Kosovën dhe kjo arrihet falë bashkëpunimit të cilin ne duhet ta kemi jo vetëm si komunitet por së bashku me gjitha institucionet por edhe me partnerët ndërkombëtar, të cilët janë të arsyeshëm dhe duhet të jenë këtu me qëllim që Kosova të përfshihet sa më shumë në paketa ballkanike”, tha Hoti.

Ndërkaq, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama derisa shpreson që ky panair të shërbejë si mundësi që turistët të eksplorojnë më të mirën që ofron Kosova. Ai potencoi se panairi e vë Prishtinën në një kryeqytet të rëndësishëm të komunikimit botëror.

Rama derisa tha se fokusi primar i panairit është promovimi i turizmit të Kosovës, ai potencoi se Kosova është duke përparuar mjaft shumë në këtë drejtim.

“Ky panair e vë Prishtinën në pozicionin ku ne të gjithë e synojmë ta kemi, pra duke u kthyer në një kryeqytet të rëndësishëm të komunikimit jo vetëm rajonal por të një komunikimi botëror. Shpresojmë se ky panair do të shërbejë si mundësi që të eksploroni më të mirën që ofron vendi ynë, rajoni e po ashtu edhe pjesë të tjera të Ballkanit. Ky panair është edhe dëshmi për rëndësinë e shtuar që industria e turizmit ka në rajonin tonë dhe për rolin e madha që ajo luan në zhvillimin ekonomik të gjithë vendit tonë…Fokusi primar i panairit është promovimi i turizmit të Kosovës dhe jemi të kënaqur që shohim shumë kompani nga vende të ndryshme…15:05 Sa më shumë vizitor që të kemi nga pjesë të ndryshme të botës, po e shohim që Kosova ka përparuar shumë, Kosova po përparon”, tha Rama.

Ndriçim Duka, operator nga disa hotele në Shqipëri tha se panairet e tilla duhet të organizohen më shpesh. Sipas tij, ato ndikojnë në zhvillimin e një shteti e po ashtu edhe në tërheqjen e turistëve të huaj.

“Panairet e tilla duhet të bëhen më shpesh për arsyeje se ndihmojnë shumë dhe ndikojnë shumë në zhvillimin e një shteti, poashtu kanë shumë ndikim në tërheqjen e turistit të huaj. Kam përshtypjen se herave të tjera duhet të jenë panaiere akoma më të mëdha dhe më me shumë pjesëmarrës, më shumë operator turistik, hotele, shoqata turistike që të japin kontributet e tyre për t’i dhënë sa më shumë…prioritet”, tha Duka.

Edhe Besnik Gashi, operator i një agjencie turistike u shpreh se panairet e tilla janë të rëndësishme për promovimin e turizmit në vend. I njëjti u bëri thirrje institucioneve të punojnë më shumë në këtë drejtim.

“Kjo është njëra ndër mundësitë më të mira për promovimin e turizmit në Kosovë dhe besoj se Kosova ka kapacitete të mëdha për zhvillimin e turizmit. Por, ju rekomandoj institucioneve tona që të bëjnë pak më shumë për turizmin e Kosovë”, tha Gashi.

Në edicionin e dytë të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit – Kosova 2023 (KIFT) po marrin pjesë mbi 200 kompani të ndryshme të turizmit me mbi 10 shtete.

Tags: Vjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Borrell: Jemi të fokusuar në zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Next Post

Escobar sonte në Prishtinë, takohet me opozitën

Related Posts

Hoti thotë se gjatë qeverisjes së Kurtit u rrit importi nga Serbia
Ballina

Hoti: Kosova po funksionon si pa zot shtëpie, shumë institucione kyçe pa drejtues

by TV OPINION
22/03/2023
Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë
Kosovë

Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

by TV OPINION
22/03/2023
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Jemi të përkushtuar të hapin kapituj të rinj bashkëpunimi
Kosovë

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Jemi të përkushtuar të hapin kapituj të rinj bashkëpunimi

by TV OPINION
22/03/2023
Ohër: Përfundon takimi trepalësh Kurti-Vuçiq me ndërmjetësit evropianë
Ballina

BE dhe SHBA kërkojnë zbatimin e marrëveshjes

by TV OPINION
22/03/2023
Policia me fushatë vetëdijesimi apelon tek qytetarët që të mos i përdorin telefonat gjatë ngasjes
Kosovë

Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

by TV OPINION
22/03/2023
Next Post
Escobar sonte në Prishtinë, takohet me opozitën

Escobar sonte në Prishtinë, takohet me opozitën

Te fundit

Abdullahu: SHBA-të mbrojtën Kurtin nga vetja, e Kosovën nga Kurti

Abdullahu: Të shkarkohet ambasadori Berishaj, pushteti t’i mbajë duart larg nga hetimet

17/08/2022
Po kaloni ditë të nxehta? Ja disa koktej freskues, super të thjeshtë

Po kaloni ditë të nxehta? Ja disa koktej freskues, super të thjeshtë

02/07/2022
Një punëtor bie nga kati i tretë i një ndërtese në Prishtinë

Një punëtor bie nga kati i tretë i një ndërtese në Prishtinë

18/06/2022
Dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimi i marrëveshjes për energjinë, Kurti takon ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së

Dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimi i marrëveshjes për energjinë, Kurti takon ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së

09/08/2022

Nesër protesta para QKUK-së, punonjësit shëndetësor kërkojnë rritje pagash

20/09/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Hoti: Kosova po funksionon si pa zot shtëpie, shumë institucione kyçe pa drejtues
  • Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?