Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në 17 vjetorin e vdekjes.
Osmani dhe Kurti vendosën edhe kurora lulesh te varri i Rugovës, teksa ish presidentin e kujtuan si njeriun që iu dha zë kërkesave të drejta për popullin e Kosovës për liri e pavarësi e njeriun që në ditët më të rënda për vendin, diti të krijoj miq e aleatë, që Osmani e Kurti u zotuan t’i ruajnë, shkruan Reporteri.net.
“Sot në këtë përvjetor e përkujtojmë me mall njeriun i cili i dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Trashëgimia që ai la pas na shërbejnë si dritë e udhërrëfyes në përpjekjet për ta forcuar shtetin tonë. Siç diti Rugova të krijojë miq e aleatë në ditët më të rënda për vendin, ashtu do të vazhdojmë të mbrojmë e ruajmë aleancat që ai krijoi”, tha presidentja Osmani.
Ndërkaq, kryeministri Kurti u shpreh se presidenti Rugova do të kujtohet për qëndrimin intelektual, sjelljen paqësore, qasjen humaniste, ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.
“Bëmë homazhe tek varri i presidenti të parë të parë të Republikës së parë të Kosovës e presidentit të parë të Kosovës së çliruar. 21 janari është një ditë e ftohtë dhe është një ditë në të cilën ne teksa e përkujtojmë presidentin Ibrahim Rugova e kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, sjelljen paqësore, qasjen humaniste, ndërkombëtarëzimin e çështjes së Kosovës”, tha Kurti