Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar homologun e tij shqiptar, Ilir Meta, që ka zgjedhur Kosovën në përmbyllje të mandatit të tij si president, raporton Ekonomia Online.
Osmani ka thënë se presidenti Meta ka qenë zë i fuqishëm në arenën ndërkombëtare, teksa u shpreh e gatshme që të aplikojnë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Ju po e përmbyllni mandatin tuaj në vizitën në Kosovë. Uroj Shqipërinë që së bashku me Maqedoninë e Veriut bënë hap përpara në integrime evropiane ku e ka vendin edhe Kosova. Ju i keni dhënë mbështetje Kosovës gjatë udhëheqjes suaj, dhe kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Sërish do të vazhdoni të jeni zëri i Kosovës ku iu jepet mundësi. Miqësia e bashkëpunimit do të mbesin të përhershme. Është e nevojshme që marrëveshjet ndërqeveritare të zbatohen edhe në praktikë”.
“Agjenda jonë mbetet e fokusuar në konsolidimin e vendit tonë si vend sovran dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik. Kosova po punon për të përgatitur aplikimin për statusin kandidat. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë në funksion të paqes. Ajo çka na bashkon është e ardhmja euroatlantike”, tha Osmani.