Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), të enjten ka mbajtur një aksion simbolik, sikur thuhet, për të demaskuar përpjekjet e dyshimta të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola në ndërhyrjet që ai është munduar t’i bëjë në Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, raporton Ekonomia Online.
Sipas tyre, propozimet e kryetarit të Komisionit për Arsim, Ardian Gola, për Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim po e degjenerojnë ligjin në tërësi.
Dibran Hoxha nga kjo organizatë, ka thënë në një adresim për media, se me propozimin e dhënë është hequr limiti kohor në përdorimin e publikimeve shkencore nga bartësit e programeve gjatë procesit të akreditimit.
Ai ka thënë se e kundërshton këtë lloj abuzimi me fuqinë dhe mospërfillje të gjithë punës së deritashme për draftin origjinal të projektligjit nga ana e kryetarit të Komisionit për Arsim. Ndërkohë, ka hedhur dyshime edhe për ministren e Arsimit.
“Tendencat e vazhdueshme të deputetit Ardian Gola mbeten të paqarta për ORCA-n, por të dyshimta gjithsesi. Në fillim i njëjti pat lobuar aktivisht për dobësimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë që shërben si bord i agjencisë, duke provuar që kompetencat për akreditim t’ia delegojë komisionit të ankesave, çka u kundërshtua në një takim publik me Komisionin nga vet Presidenti i EQAR-it, institucion ky prej të cilit Kosova ishte përjashtuar për shkak të ndërhyrjeve politike”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Hoxha ka hedhur dyshime edhe për ministren e Arsimit.
“Pasi dështoi kjo tentativë që ORCA e sheh si të fitimprurëse për sektorin privat të arsimit të lartë, deputeti Gola ka bërë ndërhyrje në draftin origjinal të projektligjit duke ndryshuar nenet që lidhen me akreditimin krahas nivelit të studimeve, gradës shkencore dhe publikimeve shkencore që duhet t’i kenë bartësit e programeve në proces të akreditimit”, u shpreh ai.
“ORCA e kundërshton këtë lloj abuzimi me fuqinë dhe mospërfillje të gjithë punës së deritashme për draftin origjinal të projektligjit nga ana e kryetarit të Komisionit për Arsim. ORCA dyshon se kjo nuk do të mund të bëhej e mundur pa bashkëpunimin e Ministres së Arsimit Arbërie Nagavci, cila si sponzorizuese e ligjit ka të drejtë të mos lejojë deviacione të tilla që e deformojnë kualitetin e ligjit e si rrjedhojë cilësinë në arsimin e lartë. ORCA kërkon që drafti që vendoset për votim para deputetëve të jetë ai për të cilin ka pasë konsensus shoqëror, të ekspertëve dhe zyrtarëve evropianë që është krijuar në procesin e deritashëm të hartimit të draftit origjinal”, u shpreh Hoxha.
E Rron Gjinovci, ka thënë se me propozimin e dhënë është hequr limiti kohor në përdorimin e publikimeve shkencore nga bartësit e programeve gjatë procesit të akreditimit.
Ai ka thënë se e kundërshton këtë lloj abuzimi me fuqinë dhe mospërfillje të gjithë punës së deritashme për draftin origjinal të projektligjit nga ana e kryetarit të Komisionit për Arsim.