Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i kanë bërë thirrje kryeministri Albin Kurti që çdo vendim për targat e serbëve të merret në koordinim më ndërkombëtarët.
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku në një prononcim për Ekonomia Online tha se është përgjegjësi e kryeministrit Albin Kurti që marrëveshjet dhe zbatueshmëria e tyre të jetë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.
Madje sipas saj, çdo vendim duhet të shkojnë në favor Republikës së Kosovës.
“Ne si parti opozitare kemi dhënë qëndrimin tonë është përgjegjësi e Kurtit që të gjitha këto marrëveshje edhe zbatueshmërin e këtyre proceseve duhet ta bëjë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare sepse fal tyre sot jemi këtu dhe si duke qasja e kryeministrit Kurti karshi aleatëve tanë nuk është e mirë. Ai duhet të marr vendime që i shkojnë në favor Republikës së Kosovës”, tha ajo.
Deputeti i opozitës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, u shpreh se gjitha politikat duhet të jenë të koordinuar me ndërkombëtarët dhe se sipas tij, duhet të veprohet në interesat e vendit e jo sipas kryeneçësisë individuale.
Ai shtoi se vendi është para të gjithave jo vendimet e qeveritarëve, raporton EO.
“Kosova është fryt i kontributit vendor dhe kontributit ndërkombëtarë, mendoj që politika vendore duhet të jetë e koordinuar me miqtë tanë, nuk ka vend për kryeneçësi ne duhet të veprojmë në konform interesave të vendit pa marrë parasysh kryeneçësi individuale”.
“Kryeministri është përgjegjës për organizimin e jetës në vend, ai ka marrë përgjegjësi ai ka një plan organizativ, ka kontakte shumë të shpeshta dhe e din ku i kemi punët. Nuk është në interes të vendit që të kemi veprim kryeneçe për interesa individuale, pra vendi është para të gjithave jo vendimet”, tha ai.