TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Operacioni “Gropa”: Aktakuzë për prodhim të drogës ndaj 9 kosovarëve e 6 turqve

10/02/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Operacioni “Gropa”: Aktakuzë për prodhim të drogës ndaj 9 kosovarëve e 6 turqve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj pesëmbëdhjetë (15) personave të pandehur me inicialet S.Sh., A.D.,V.N., S.D., A.Sh., B.H., S.Sh., S.H., M.Sh. – shtetas shqiptar të Republikës së Kosovës dhe Z.S., F.D., M.Y., A.D., H.I. S.Y.- shtetas të Republikës së Turqisë, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit që nga muaji maj 2022 lidhur me rastin e koduar “Gropa”, ku u sekuestruan rreth 67,5 kilogram heroinë dhe 25,5 kilogram narkotikë të llojit morfinë dhe kodein.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se që nga muaji prill 2022, e deri më 23 maj 2022, paautorizim në shtëpinë e të pandehurit B.H., në fshatin Firaj, komuna Shtërpcë dhe në shtëpinë e të pandehurit M.Sh., në fshatin Varosh, komuna Ferizaj, të njëjtit, prodhojnë substanca narkotike të llojit heroinë dhe atë 67.5 kilogram, ndërsa 25.5, kilogram nuk arrijnë ta prodhojnë, ashtu që të pandehurit S.Sh, A.D., V.N dhe S.Z.,organizojnë transportin e lëndës së parë të narkotikut të cilën e sjellin nga Irani përmes Turqisë-Greqisë dhe Maqedonisë Veriore, e vendosin në një depo në rrugën “Astrit Bytyqi”, pastaj improvizojnë një laborator për prodhimin e heroinës në shtëpinë e të pandehurit B.H., në fshatin Firaj.

Ndërsa më 15 maj 2022, në Kosovë vijnë edhe të pandehurit H.I dhe M.Y., dhe më 18 maj 2022, fillon procesi i prodhimit të heroinës, mirëpo më 20 maj 2022, pasi dyshojnë se policia iu ka vënë në gjurmë, të pandehurit A.D., B.H., dhe V.N., nga Firaja tërheqin narkotikun të cilët deri në atë kohë e kishin prodhuar dhe pjesën tjetër të papërpunuar dhe i dërgojnë në fshatin Varosh, kurse më 23 maj 2022, policia bën bastisjen e shtëpisë së të pandehurit M.Sh., ku gjendet sasia prej 67.71, kilogram narkotik të llojit heroinë, ndërsa më datën 30 gusht 2022, në një shtëpi të pabanuar në fshatin Doganaj gjendet edhe një sasi prej rreth 25.5 kilogram narkotik të papërpunuar gjegjësisht, me përbërje morfinë dhe kodein, me çka kryen veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike” nga neni 268 par 1 dhe par 4 lidhur me nenin 275 par 1 nën par 1 .1 dhe 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ( KPRK-së).

Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurit A.Sh, S.Sh.,S.H., me qëllim të parandalimit apo fshehjes së provave ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit në procedurën zyrtare” nga neni 386 par 2 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat i’ u vihen në barrë.

Tags: Operacioni “Gropa”
ShareTweetShare
Previous Post

Samiti i BE-së del me përfundime, i kërkon Kosovës të themelojë Asociacionin

Next Post

Gjykata merr një vendim për të moshuarën zvicerane që vrau me thikë 7-vjeçarin nga Kosova

Related Posts

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
Ballina

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë

by TV OPINION
01/04/2023
Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje
Ballina

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

by TV OPINION
01/04/2023
Osmani i uron mirëseardhje Dua Lipës: Mirësevjen në shtëpi
Ballina

Presidentja Osmani kujton masakrën e Lubeniqit

by TV OPINION
01/04/2023
Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Kronika Ditore

Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

by TV OPINION
01/04/2023
Konvertimi i targave në RKS – digjet edhe një veturë në Zubin Potok
Ballina

Edhe tri vetura u dogjën në veri

by TV OPINION
01/04/2023
Next Post
Gjykata merr një vendim për të moshuarën zvicerane që vrau me thikë 7-vjeçarin nga Kosova

Gjykata merr një vendim për të moshuarën zvicerane që vrau me thikë 7-vjeçarin nga Kosova

Te fundit

103 orë pas tërmetit, trevjeçarja shpëtohet e gjallë nga rrënojat në Turqi

103 orë pas tërmetit, trevjeçarja shpëtohet e gjallë nga rrënojat në Turqi

10/02/2023
Për Ditën e Flamurit, Komuna e Lipjanit përuron objektin e ri – Ahmeti zotohet edhe për projekte të tjera

Për Ditën e Flamurit, Komuna e Lipjanit përuron objektin e ri – Ahmeti zotohet edhe për projekte të tjera

28/11/2022
Abdixhiku: Nuk varemi prej asaj që bën Putini, por asaj që bën Albini

Abdixhiku: Trusti po humb nga gjysmë milioni çdo ditë

24/03/2023
Specialja publikon raportin për 2021, shpalos ecurinë e të gjitha proceseve të deritanishme

Specialja konfirmon se gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve nis në fillimin e vitit 2023

11/10/2022
Kurti u kritikua për qëndrimin një javor në Greqi, deklarohet Qeveria

Kryeministri Kurti udhëton për në Japoni, merr pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe

26/09/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
  • Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?