Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka arritur në Kosovë ku do të qëndrojë për vizitë zyrtare.
Ai në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është duke u pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, njofton Klankosova.tv.
Scholz do të takohet vetëm me kryeministrin Kurti teksa më pas do të kenë konferencë të përbashkët për media.