Më shumë se pesë milionë sirianë mund të kenë mbetur pa kulm mbi kokë pas tërmeteve shkatërruese të së hënës që goditën vendin dhe fqinjin e tij Turqinë, sipas një zyrtari të Kombeve të Bashkuara.
“Deri në 5.3 milionë njerëz në Siri mund të kenë mbetur të pastrehë nga tërmeti”, tha të premten Sivanka Dhanapala, përfaqësuesja e Komisionarit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) për Sirinë, shkruan Al Jazeera.
“Ky është një numër i madh dhe vjen te një popullsi që tashmë po vuan zhvendosje masive”, shtoi ajo