Nga e hëna ka hyrë në fuqi, vendimi qeveritar që obligon gastronomët tu shërbejnë klientëve ujë të pijshëm nga rubineta e sistemit të ujësjellësve publik.
Por, gastronomët, nuk janë edhe pagues të rregullt të ujit që përdorin.
I njëjti tha se ka raste që gastronomët janë korrekt në pagesa, por në shumicë, dominon mos kujdesi i tyre për të mos e paguar ujin që shpenzojnë.
Ndërsa, rreth vendimi qeveritar, që gastronomët të shërbejnë ujë të qeshmës, Xhafa në Sytë 7 tha se kjo ka qenë kërkesë e tyre kaherë, përderisa uji i Ujësjellësit përdoret në këto lokale për larje e përgatitje të ushqimit, atëherë mund të përdoret edhe për pije.
Sipas tij, gastronomët kanë furnizim stabil me ujë, dhe ofrimi i një gote ujë për konsumatorët e lokaleve nuk e rëndon ujësjellësin.
Xhafa, siguroi konsumatorët që uji është i pijshëm, pasi testohet rregullisht.