TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Oda Ekonomike Amerikane: Sulmet verbale të Kurtit ndaj Klan Kosovës, nxitje e drejtpërdrejt e dhunës

10/02/2025
in Kosovë, Lajme
Oda Ekonomike Amerikane: Sulmet verbale të Kurtit ndaj Klan Kosovës, nxitje e drejtpërdrejt e dhunës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me sulmet verbale të Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ndaj gazetarëve dhe televizionit Klan Kosova, një prej medieve më të mëdha në vend.

Në reagimin e OEAK-së, thuhet se në një ditë kur qytetarët e Republikës së Kosovës demonstruan demokracinë në veprim, sulmet e tilla jo vetëm që përbëjnë një sulm ndaj lirisë së shprehjes, por gjithashtu përbëjnë një nxitje të drejtpërdrejt të dhunës ndaj medies në fjalë, duke vënë në rrezik dhjetëra gazetarë dhe qindra punonjës të kësaj organizate.

“Sulmet e vazhdueshme verbale ndaj bizneseve, disa mediave dhe opinionistëve gjatë ditëve të fundit, si dhe ndaj prokurorëve dhe institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit, cenojnë liritë themelore, për promovimin e të cilave shoqëria kosovare dhe partnerët ndërkombëtarë janë angazhuar dhe kanë investuar për vite me radhë. Për më tepër, sulmet ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë jo vetëm që shkelin parimin e ndarjes së pushteteve, por gjithashtu bien ndesh me parimin themelor të sundimit të ligjit, i cili ndalon ushtrimin arbitrar të pushtetit. Veprime të tilla dërgojnë sinjalin më negativ të mundshëm për qytetarët, bizneset vendore dhe investitorët e huaj, duke rritur pasigurinë juridike në Kosovë”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv

Kjo odë beson fuqishëm se liria e shprehjes duhet të respektohet në Kosovë, se pavarësia e të gjitha institucioneve duhet të garantohet dhe se ekzekutivi duhet të bashkëpunojë me të gjitha shtyllat e qeverisjes dhe institucionet joshtetërore, të cilat luajnë një rol kyç në avancimin e demokracisë dhe promovimin e zhvillimit ekonomik në Kosovë. Kosova duhet të mbetet një vend ku qytetarët e saj dëshirojnë të jetojnë dhe ku ndërmarrjet private mund të lulëzojnë pa frikën e veprimeve arbitrare

ShareTweetShare
Previous Post

Afro 90% të votave të numëruara nga KQZ, ky është rezultati

Next Post

Zhduket një grua në Suharekë

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Zhduket një femër nga Fushë-Kosova

Zhduket një grua në Suharekë

Te fundit

Mërgimtari i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për Thaçin: E kam pa ëndërr veten t’u e djeg për të

Mërgimtari i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për Thaçin: E kam pa ëndërr veten t’u e djeg për të

26/07/2022
Beogradi i reagon Kurtit për targat

Petkoviq: Me marrëveshjen për targa s’do të ketë politikë ndëshkuese të institucioneve të Kurtit

24/11/2022
SBASHK-u paralajmëron protesta në shtator: Do t’ia plotësojmë dëshirën Kurtit dhe Qeverisë

Jasharaj: S’i pengojmë mësimdhënësit nëse duan të mbajnë mësim të shtunën, po sulmohemi nga dy ministra

20/10/2022
220 vatra zjarri prekin sipërfaqet pyjore në Shqipëri

220 vatra zjarri prekin sipërfaqet pyjore në Shqipëri

21/07/2022
Osmani pas takimit me von der Leyen: Në luftën kundër bandave në veri, presim mbështetje nga BE-ja dhe SHBA-ja

Osmani: Liria e medias është shtyllë e demokracisë së lulëzuar

03/05/2023

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?