Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT), ka alarmuar të enjten se 30 për qind e bizneseve në Kosovë rrezikojnë të mbyllen.
Kështu është bërë e ditur pas një takimi që kryetari i OHT-së, Hysen Sogojeva, ka zhvilluar me kryetarët e Njësive Rajonale.
“Kryetarët e Njësive Rajonale janë shprehur shumë të shqetësuar për gjendjen aktuale me të cilën po ballafaqohen bizneset e sidomos me ngritjen e çmimeve duke e argumentuar këtë me faktin se nga janari kosto e mallit është ngritur 42% e duke ia shtuar kësaj edhe problemet me të cilat bizneset do të përballen gjatë dimrit për shkak të paralajmërimeve për krizë energjetike”.
“Qeveria ka paralajmëruar që na pret një dimër i vështirë prandaj OHTK kërkon që të gjendet mënyra që këto biznese të ndihmohen përndryshe së paku 30% e tyre rrezikojnë të mbyllen”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, thuhet se “Qeveria në vend që të marrë vendime që e rëndojnë edhe më shumë gjendjen e bizneseve, duhet që së bashku me OHTK-në dhe Odat tjera të gjejë mënyra për përkrahjen e tyre që të mbijetojnë e të mos mbyllen”.
“OHTK do të vazhdojë të jetë zë dhe përfaqësues i bizneseve para të gjithë institucioneve dhe mekanizmave tjerë”, vijon njoftimi.
Njoftimi i plotë:
PRITET TË MBYLLEN 30% E BIZNESEVE PËR SHKAK TË GJENDJES SË RËNDUAR
Kryetari z.Hysen Sogojeva ka pritur në takim kryetarët e Njësive Rajonale. Në këtë takim u diskutua për shumë çështje e problematika me të cilat po ballafaqohen bizneset në tërë Kosovën.
Kryetarët e Njësive Rajonale janë shprehur shumë të shqetësuar për gjendjen aktuale me të cilën po ballafaqohen bizneset e sidomos me ngritjen e çmimeve duke e argumentuar këtë me faktin se nga janari kosto e mallit është ngritur 42% e duke ia shtuar kësaj edhe problemet me të cilat bizeneset do të përballen gjatë dimrit për shkak të paralajmërimeve për krizë energjetike.
Qeveria ka paralajmëruar që na pret një dimër i vështirë prandaj OHTK kërkon që të gjendet mënyra që këto biznese të ndihmohen përndryshe së paku 30% e tyre rrezikojnë të mbyllen.
Qeveria në vend që të marrë vendime që e rëndojnë edhe më shumë gjendjen e bizneseve, duhet që së bashku me OHTK-në dhe Odat tjera të gjejë mënyra për përkrahjen e tyre që të mbijetojnë e të mos mbyllen.
OHTK do të vazhdojë të jetë zë dhe përfaqësues i bizneseve para të gjithë institucioneve dhe mekanizmave tjerë.