Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se përhapja e rasteve me linë e majmunëve në më shumë se 50 vende të botës, duhet monitoruar, por që situata nuk ka arritur deri në pikë sa të shpallet një emergjencë shëndetësore globale.
Në një deklaratë, nga komiteti i urgjencës i OBSH-së kanë bërë me dije se shumë aspekte të përhapjes së lisë së majmunëve ishin “të pazakonta” dhe shtoi se sëmundja, e cila është endemike në disa vende afrikane, është lënë ‘pas dore’ për vite me radhë.
Ndërsa disa anëtarë shprehën pikëpamje të ndryshme, komiteti vendosi me konsensus të këshillojë Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së, se në këtë fazë e përhapjes nuk përbën një emergjencë globale shëndetësore”, ka thënë OBSH në një deklaratë.
Megjithatë, OBSH-ja ka vënë se kërkohet një përgjigje intensive në kontrollin e përhapjes së kësaj sëmundjeje.
Së fundmi, Bashkimi Evropian ka blerë 110 mijë doza të vaksinës kundër lisë së majmunëve.