Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi ka ironizuar me kryeministrin, Albin Kurti, i cili u pa duke paketuar keksat në një fabrikë në Prizren.
Nushi ka thënë se Kurti po e paketon Zajednicën dhe të cillën po dëshiron që ta shes si OJQ.
“Kryeministri tu e paketu Zajednicen, per me na e shite si Asociacion OJQ.” – ka shkruar ai në Twitter.
Më tej, Nushi ka thënë se: “kete fore kane me honger si keks plot analista e militanta te internetit!”
Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënë bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë vizituar ndërmarrjen “Liri”, në Prizren. Fabrikë kjo që bën prodhimin e keksave “Sempre”.
Kurti gjatë vizitës së tij shfyrëzoi rastin që të angazhohet edhe me “punë”, ku në fotografitë që publikoi Zyra e Kryeministrit, ai u pa duke i paketuar keksat “Sempre”.
Gjithashtu, Kurti zgjodhi fjalët më të mira për keksat dhe bëri thirrje për kujdes pasi sipas tij, “ka keksa që duke si sempre por nuk janë sempre”.