Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar nuk e ka shkarkuar sot drejtorin e përgjithshëm Valbon Krasniqi.
Bordi Drejtues pas mbledhjes përmes një njoftimi ka bërë të ditur se shqyrtimi i raportit të auditimit nuk ka përfunduar ende, dhe i njëjti do të vazhdojë në mbledhjen e ardhshme
“Në mbledhjen e datës 27 korrik 2022, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës. Shqyrtimi përmbajtjes së raportit të auditimit do të vazhdojë në mbledhjen e radhës të Bordi Drejtues”, thuhet në njoftim.
Në media u raportua se në mbledhjen e sotme ku do të shqyrtohej raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, pritej shkarkimi i Krasniqit, pasi aty ishin gjetur parregullsi.
Por, bordi nuk ka marrë ndonjë vendim për asnjë shkarkim.