Granit Xhaka po fluturon drejt e në Dubai për t’u bashkuar me shokët e tij të skuadrës në Arsenal pasi rrugëtimi i tij në Kampionatin Botëror përfundoi dje (e martë).
Zvicra u mund 6-1 nga Portugalia të martën mbrëma pasi Goncalo Ramos shënoi një hat-trick sensacional.
31-vjeçari pranoi se do të fluturojë direkt në Dubai për t’u takuar me shokët e tij të skuadrës në Arsenal për t’u fokusuar në Ligën Premier.
Granit Xhaka pranoi se do të fluturojë direkt në Dubai për t’u takuar me shokët e tij të skuadrës në Arsenal për t’u fokusuar në Premier League.
Ylli shqiptar me pasaportë zvicerane ka folur me Gabriel Jesus, i cili u kthye në Britaninë e Madhe për një operacion në gju.
Por, në vend që të kthehet në shtëpi në Londër, Xhaka po udhëton për t’iu bashkuar skuadrës së Arsenalit.
Ai tha për Evening Standard: “Liga Premier është duke pritur dhe, natyrisht, doja të isha këtu më gjatë se kaq”.
“Por, ne e humbëm ndeshjen dhe jam i lumtur që kthehem tani me ekipin. Sigurisht, emocionalisht nuk është e lehtë, por kjo është pjesë e biznesit tonë, pjesë e futbollit”.
“Kam diçka për të arritur atje dhe e di që skuadra është në Dubai për momentin duke bërë para-sezonin”.
“Unë jam duke fluturuar përsëri në Dubai, do të kthehem te ekipi dhe do të kthehem në stërvitje dhe do të përpiqem të harroj turneun tani”, ka shtuar 31-vjeçari.