Para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë sot do të mbahet një protestë 15-minutëshe, në shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave për punëtorët shëndetësorë.
Në njoftim thuhet se protesta do të fillojë në orën 09:30.
“Kryesia e Shoqatës Sindikale te QKMF-Prishtine ju njofton se sot do te mbahet Protestë 15-minuteshe para QKMF-Prishtine nga ora 09:30-09-45 si shenjë revolte për mos ekzekutimin e pagave te punëtoreve shëndetësorë”, thuhet në njoftim e FSSHK-së.