Norma e inflacionit të Kosovës ka shkuar në 12.5 për qind, më e larta në rajon.
Kështu ka bërë të ditur në matjet e përmuajshme ‘Trading Economics’, duke lënë mbrapa edhe vendet e zhvilluara evropiane, si: Gjermania, Spanja, Austria, Italia, Britania e Madhe etj., shkruan lajmi.net.
Më keq se Kosova në zonën e Ballkanit Perëndimor qëndron Bosnja dhe Hercegovina, me 13.2 për qind normë inflacioni.
Përqindja e inflacionit të Shqipërisë, sipas ‘Trade Economics’, ka shkuar në 6.7, e Serbisë, 10.4, Maqedonisë 11.9, si dhe Malit të Zi 11.7.
Zvicra është një ndër shtetet më pak të prekura nga inflacioni, ku norma e rritjes së çmimeve aktualisht është 2.9 për qind.