Nora Gjakova e ka nisur me fitore Grand Slamin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kampionia Olimpike në kategorinë deri në 57 kilogramë fitoi ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin, shkruan Gazeta Express.
Gjakova fitoi në “Golden Score”, pasi Shin mori tri ndëshkime.
Në raundin e dytë, Gjakova do të përballet me fituesen e duelit Lemos-Cornelisse.