Sulmuesi Christopher Nkunku ka nënshkruar një paramarrëveshje me Chelsean.
Ditë më parë u raportua se Nkunku tashmë kishte kryer testet mjekësore me gjigantin londinez, Chelsea.
Kurse, së fundmi gazetari i ‘The Athletic’, tregon se francezi ka nënshkruar një paramarrëveshje me ‘Blutë’, përcjell lajmi.net.
Transferimi nuk do të ratifikohet deri më 30 qershor 2023, kohë në të cilën klauzola e përfundimit të tij do të jetë 60 milionë euro.
Interesim për sulmuesin kishin shfaqur edhe Bayern Munich dhe Real Madridi, por si duket ai zgjodhi Chelsean.