Certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID-19 e Kosovës është funksionale në vendet e Bashkimit Evropian, njofton Ministria e Shëndetësisë.
MSH, informon se çdo certifikatë e shkarkuar pas datës 11 korrik 022 është funksionale për të gjitha vaksinat dhe e lexueshme në pikat hyrëse dhe kontrolluese brenda shteteve të Bashkimit Evropian.