Një tërmet i ri me magnitudë 5.2 Rihter është shënuar sot në zonën lindore të Turqisë.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar epiqendra e tërmetit ndodhet 8 kilometra në jugperëndim të Malatisë.
Thellësia e tërmetit vlerësohet të jetë 5 kilometra. Aktualisht nuk ka raportime për dëme.