Një person (punëtor) ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga kati i tretë i një ndërtese në të cilën ishte duke punuar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:45, në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.
Tutje në raport, thuhet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga kati i tretë i një ndërtese në të cilën ishte duke punuar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor QKUK. Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i kompanisë dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.