Një person është arrestuar, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur rezervuare të derivateve të naftës.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00 në rrugën “Kastriotët”, në Prizren.
Tutje në raport, bëhet e ditur se nga i dyshuari është konfiskuar edhe një veturë e cila ishte vjedhur në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur rezervuare të derivateve të naftës. Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një veture e cila ishte vjedhur në Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/