Gjatë ditës së sotme në Mitrovicë është gjetur pa shenja jete një person i moshës 50 vjeçare.
Këto për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
Në njoftimin e policisë shtohet se njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Po ashtu shtohet se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Sot, rreth orës 09:00, është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 50 vjeçar. Njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thëna Zahiti.