Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në rrugën “Sali Xhuka” në Pejë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i Emergjencës, ndërsa ende nuk dihet për moshën apo rrethanat në të cilat ka ndërruar jetë viktima.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 09:15, policia është njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Sali Xhuka’ në Pejë. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe mjeku i emergjencës, i cili e ka konstatuar vdekjen e tij. Ende nuk dihet mosha apo rrethanat në të cilat ka ndërruar jetë viktima”, deklaroi Gashi.
Ai tutje shtoi se njësitet kompetente janë në vendin e ngjarjes.