Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar një muaj paraburgim ndaj A.V i cili dyshohet se ka sulmuar për vdekje një burrë në Prizren.
Lidhur me rastin gjykata ka dhënë detaje të cilat përshkruhen në raportin mjekësorë, shkuan lajmi.net.
“Me datë 14 nëntor, në orët e mbrëmjes, në Prizren, me dashje tenton të privon nga jeta të dëmtuarin, B.V., në atë mënyrë që, për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës, në momentin që i dëmtuari parkon automjetin para dyerve të shtëpisë, i pandehuri me mjetë të prehtë – thikë, e godet disa herë të dëmtuarin në kokë, qafë, dhe shpatullën e majtë të krahut të pjesë së pasme, duke ia rrezikuar jetën të përshkruara si në Raportin Mjekësore të Qendrës Emergjente të Spitalit. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.”, thuhet në njoftim.
Gjykata ka bërë të ditur se masa e paraburgimit llogaritet që prej momentin të arrestimit, 15.11.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 15.12.2022.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata thekson se ka marrë parasysh faktin se me lënien në liri i pandehuri mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, pasi që pas ngjarjes kritike i pandehuri është fshehur dhe prezenca e tij është siguruar nga ana e Policisë pas 24 orëve në kërkim./