Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor të situatës me COVID-19 në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit një person ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, përderisa nga 1 mijë e 233 testime të bëra, 582 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, shkruan Demokracia.com.
Sipas njoftimit gjatë së dielës janë shëruar 635 persona, përderisa janë gjithsej 9 mijë e 240 raste aktive me COVID-19.