Një person është lënduar si pasojë e aksidentit të ndodhur mes tri veturave dhe një kamioni në qendër të Prishtinës
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se i lënduari në këtë rast ka marrë trajtim mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
“Sot rreth orës 09:30 në rrugen Bill Kllinton Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një kamion dhe tri vetura. Si pasojë e aksidentit tretman mjekësor ka marr një person. Me rastin po merren njësiti i trafikut”.