Një femër ka marr lëndime trupore pasi e ka qëlluar veten me një mjetë të mprehtë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 01:00 në rrugën “Aziz Kelmendi”, në Prishtinë.
Tutje në raport, bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se rasti është në procedurë të rregullt.
“Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që dyshohet se ka qëlluar veten me një mjetë të mprehtë. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/