Një burrë në Prizren, ka raportuar në polici se disa persona të panjohur i kanë hapur me forcë veturën e tij, me ç’rast i kanë vjedhur armën e zjarrit me leje dhe një çantë dore, ku sipas ankuesit në të ishin rreth 200 euro.
Policia lidhur me rastin, ka nisur hetimet, transmeton Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë veturën e tij, ku kanë vjedhur një armë zjarri me leje dhe një çantë dore në të cilën kishte rreth 200 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë