Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor është suspenduar, pasi që një person i arrestuar ka ikur nga stacioni policor në Suharekë.
Nëpërmjet një njoftimin për medie nga Policia kanë njoftuar se kur i dyshuari ka kuptuar se do të dërgohen në paraburgim ai në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë.
Ndërsa lidhur me rastin nga Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, një zyrtar është suspenduar për 72 orë dhe Inspektorati policor është njoftuar.
Njoftimi i plotë:
Një person ik nga stacioni Policor në Suharekë
Prizren, 22 Tetor 2022
Me datë 20 Tetor 2022, pasi që policia në Suharekë e kanë ndaluar një person në bazë të urdhërarresteve të gjykatës, i njëjti është shoqëruar për në stacionin Policor të Suharekës.
Pas konsultimin me gjyqtarin kompetent , nga Gjykata është nxjerr vendim për të ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshuarin.
Kur i dyshuari ka kuptuar se do të dërgohen në paraburgim ai në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë.
Policia janë vënë në kërkim të tij.
Për të dyshuarin është hap edhe një rast penal për ikjen e tij nga organet e drejtësisë.
Ndërsa lidhur me rastin nga Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, një zyrtar është suspenduar për 72 orë dhe Inspektorati policor është njoftuar.