Në orët e para të së dielës, një 72-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Mejë të Gjakovës.
Për Express, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai tha se i ndjeri është gjetur i shtrirë në rrugë, ku më pas kanë dalë njësitet relevante dhe ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij.
Elezaj tha se me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutine e Mjekësisë Ligjore.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.